Telegrafi

Bastien Toma merr rrugë për Belgjikë, pritet të mbyllet marrëveshja me Genkun

Mesfushori i Zvicrës U21, Bastien Toma, është shumë afër që të ndërrojë skuadër.

21-vjeçari ka postuar video dhe foto në rrjetet sociale nga një udhëtim me aeroplan privat.

Dy nga menaxherët e tij janë gjithashtu të pranishëm në këtë udhëtim.

Sipas raportimeve nga mediat zvicerane, Toma është në bisedime të avancuara me klubin belg, KRC Genk.

I riu mund të largohet nga klubi i tij Sion për në Belgjikë, ku po e pret klubi i ri.

Toma është kërkuar nga FFK për ta përfaqësuar Kosovës, ndërsa ai vazhdon të përfaqësojë Zvicrën te U21.

Nga atje, Edon Zhegrova do të bashkohet me FC Basel nga ky klub. /Telegrafi/