Mesfushori i Zvicrës U21, Bastien Toma, është shumë afër që të ndërrojë skuadër.
21-vjeçari ka postuar video dhe foto në rrjetet sociale nga një udhëtim me aeroplan privat.
Dy nga menaxherët e tij janë gjithashtu të pranishëm në këtë udhëtim.
Sipas raportimeve nga mediat zvicerane, Toma është në bisedime të avancuara me klubin belg, KRC Genk.
I riu mund të largohet nga klubi i tij Sion për në Belgjikë, ku po e pret klubi i ri.
Toma është kërkuar nga FFK për ta përfaqësuar Kosovës, ndërsa ai vazhdon të përfaqësojë Zvicrën te U21.
Nga atje, Edon Zhegrova do të bashkohet me FC Basel nga ky klub. /Telegrafi/