Telegrafi

BASTARDËT E ATDHEUT

Xhevdet Bajraj (foto: A. Sh, 2021)

Poezi nga Xhevdet Bajraj

Politikanët kurrë nuk e lënë hajninë
për ditën e nesërme
por vjedhin sot
ditën e nesërme ia kanë lënë popullit

E kanë kuptuar shejtanët
bastardët e atdheut
se fjalorit drejtshkrimor i mungon ajo pjesa
ku shpjegohet se e nesërmja
kurrë nuk vjen

Bajraj, Xhevdet. Me zemër në qese najloni. Prishtinë: Armagedoni, 2021