Aaron Moss ishte njeriu që i shënoi pikët fituese që e kualifikuan Bashkimin në finale të Ligës Ballkanike.
Në ndeshjen kundër BC Rilski Sportist, basketbollisti amerikan shënoi më së shumti pikë për ekipin e tij (19) dhe ishte arma kryesore në fazën ofensive.
“Fillimisht, dua të shpreh respektin tim për Rilski Sportist që është një nikoqir i shkëlqyer. Ata kanë pasur një sezon të shkëlqyer në Ligën Ballkanike”.
“Publiku erdhi me energji. Ata nuk e nisën ndeshjen mirë, por me mbështetjen e tifozëve ia dolën të ktheheshin dhe të bëjnë lojë të fortë”.
“Unë jam nga ata lojtarë që kur publiku bëhet i zhurmshëm, më pëlqen të tregoj se çfarë mund të bëj. Për këtë paguhemi, të luajmë basketboll. Pata disa lëvizje të vonshme, mirëpo mendoj se ia dola kur kishte më së shumti rëndësi”.
“Ekipi im luajti shumë mirë. Patëm shumë lëndime, por të gjitha skuadrat kanë të lënduar. Nëse angazhohesh dhe jep më të mirën, mund ta mposhtësh secilën skuadër”.
“Ishim një pikë prapa në fund, prandaj nëse dua të marr shumë para, nëse dua të luaj fort dhe të shkoj në nivel më të lartë, atëherë duhet të veproj dhe të bëj gjëra të mëdha”.
“Trajneri na vuri në pozitë për ta fituar ndeshjen dhe kur i ndjekim urdhrat e tij – sa herë që thotë bëjeni, e bëjmë dhe fitojmë”.
“Do ta shijojmë fitoren dhe do të përgatitemi për finale… Jemi të lumtur që ndodhemi këtu, por nuk ka kuptim që të në këtë fazë të mos mendojmë edhe për triumf”, ka deklaruar Moss. /Telegrafi/