Telegrafi

Basid Khalid prezantohet te Teuta

Dihej prej kohësh, por vetëm ditën e sotme është zyrtarizuar kalimi i sulmuesit Basit Abdul Khalid tek Teuta.

23-vjeçari nga Gana, i cili prej sezonit 2016-2017 luante me Prishtinën, u largua në ditët e fundit të afatit kalimtar nga klubi kryeqytetas i Kosovës, dhe zgjodhi të vazhdojë karrierën në Durrës.

Ditën e sotme ai është prezantuar edhe zyrtarisht në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” me fanellën e “djemve të detit”.

Në Superligën e Kosovës me Prishtinën, Khalid ka shënuar plot 30 gola dhe ka dhënë 11 asistime, në tre sezonet që kaloi atje.

Ai ishte në pritje të vizës nga Shqipëria, për atë kishte munguar në ndeshjet e para. /Telegrafi/