Telegrafi

Bashota: Fitorja e PDK-së do t’i hapë rrugë të re zhvillimit të Klinës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka thënë se vendimi për të mbështetur PDK-në në rundin e balotazhit është vendim për ta fuqizuar Klinën.

Ai kështu deklaroi gjatë takimit me banorët e Gllarevës të Klinës.

“Vendimi i qytetarëve për të mbështetur PDK-në në rundin e balotazhit është vendim për ta fuqizuar Klinën, për ta zhvilluar dhe për ta bërë të sigurt ecjen përpara në mandatin e ri katërvjeçar. Ne kemi bërë punë të mëdha, por përpara kemi ende shumë sfida për t’i tejkaluar. Duke u bazuar në besimin e kësaj nëndege dhe gjitha nëndegëve tjera të Klinës, fitorja e PDK-së do të jetë edhe me e fuqishme se në rundin e parë”, tha Bashota.