Janë bashkuar 30 të rinj nga Mitrovica Veriore dhe e Jugut për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.
Organizata jo-qeveritare “Community Building Mitrovica” i ka bashkuar të rinjtë dhe përmes aktiviteteve interaktive kanë mësuar për rëndësinë e gjuhës, shkruan Telegrafi.
“Përmes aktiviteteve argëtuese dhe interaktive, të rinjtë mësuan për rëndësinë e gjuhës, duke shkëmbyer fraza në gjuhët e njëri-tjetrit, duke promovuar mirëkuptimin dhe duke ndërtuar lidhje përmes fjalëve”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, përmes eksplorimit të gjuhëve të tyre ata kanë hedhur një hap drejt ruajtjes së kulturës, kultivimit të diversitetit dhe forcimit të lidhjeve mes komuniteteve.
Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Promovimi i dialogut të të rinjve dhe ndërtimi i besimit përmes bashkëpunimit ndërkomunitar”, i financuar nga UNMIK. /Telegrafi/