Telegrafi

Bashkimi të martën e pret Kozuvin

Bashkimi të martën është nikoqire e Kozuvit nga Gjevgjelia e Maqedonisë në kuadër të xhiros së gjashtë të Grupit A në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Kjo ndeshje do të luhet nesër me fillim nga ora 19:00 në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren.

Në duelin e parë të zhvilluar ndërmjet këtyre dy ekipeve në Gjevgjeli fitore patën realizuar maqedonasit me rezultat 80:63, transmeton gazetaolle.

Nga katër ndeshje të luajtura deri më tani, Bashkimi ka po aq disfata të regjistruara në kuadër të grupit, andaj për prizrenasit çdo ndeshje që do ta zhvillojnë tani e tutje në BIBL është shumë e rëndësishme, nëse duan të kualifikohen për në fazën tjetër të kësaj gare.