Skuadra e Bashkimit ka arritur fitoren e parë në Ligën Ballkanike duke e mposhtur Kuzovin 69-66.
Bashkimi e ka nisur mirë takimin ndaj Kuzovit duke e mbyllur në epërsi prej 22-16.
Skuadra prizrenase e vazhdoi lojën e mirë edhe në çerekun e dytë edhe pse e humbi 19-20.
E gjithë pjesa e parë u mbyll në epërsi prej pesë pikës, 41-36.
Por forma e skuadrave kosovare po shkon në rënie në pjesën e dytë dhe kjo ndodhi edhe me Bashkimin.
Prizrenasit në këtë çerek shënuan vetëm 11 pikë, duke pranuar 19 dhe duke humbur epërsinë.
Çereku i fundit ishte dramatik.
Herë njëra skuadër e herë tjetra kalonin në epërsi, ndërsa në fund prizrenasit fituan 19-16.
Rezultati përfundimtar doli të jetë në të mirë 69-66.
Te vendasit shkëlqyen Eric Palm 25 pikë, ndërsa Kejuan Johnson shtoi 21. Pas katër humbjesh Bashkimi shijon fitoren.
Lojtari më efikas i mysafirëve ishte Kenyon McNeal Jr. me 22 pikë. /Telegrafi/