Telegrafi

Bashkimi regjistron tjetër humbje në Ligën Ballkanike, pëson nga Blokotehna

KB Bashkimi, Blokotehna (Foto: Facebook/KB Bashkimi Official)

Bashkimi ka pësuar edhe një humbje në kuadër të Ligës Ballkanike. Kampioni i Kosovës ka pësuar humbje (96-70) si mysafir i Blokotehnas.

Në ndeshjen e zhvilluar në Gjevgjeli, nikoqirët e nisën furishëm sfidën duke e fituar bindshëm cerekun e parë (31:18).

Dhjetëminutëshi i dytë ishte më i ngushtë (23:20), mirëpo skuadra maqedonase shkoi në pushim me avantazh të lartë.

Lexo po ashtu Lajmet për Bashkimin

Edhe pas kthimit nga pauza, Blokotehna bëri paraqitje më të mirë se ekipi nga Kosova (25:12).

Çerekun e fundit e fitoi Bashkimi (17:20), por e humbi ndeshjen me disavantazh prej 26 pikës.

Për Blokotehnan kjo ishte fitorja e tretë radhazi, në po aq ndeshje të zhvilluara këtë edicion në Ligën Ballkanike.

Nga ana tjetër, Bashkimi ka regjistruar edhe humbjen e katërt, ndërsa ka arritur vetëm një fitore. /Telegrafi/