Bashkimi ka pësuar edhe një humbje në kuadër të Ligës Ballkanike. Kampioni i Kosovës ka pësuar humbje (96-70) si mysafir i Blokotehnas.
Në ndeshjen e zhvilluar në Gjevgjeli, nikoqirët e nisën furishëm sfidën duke e fituar bindshëm cerekun e parë (31:18).
Dhjetëminutëshi i dytë ishte më i ngushtë (23:20), mirëpo skuadra maqedonase shkoi në pushim me avantazh të lartë.
Edhe pas kthimit nga pauza, Blokotehna bëri paraqitje më të mirë se ekipi nga Kosova (25:12).
Çerekun e fundit e fitoi Bashkimi (17:20), por e humbi ndeshjen me disavantazh prej 26 pikës.
Për Blokotehnan kjo ishte fitorja e tretë radhazi, në po aq ndeshje të zhvilluara këtë edicion në Ligën Ballkanike.
Nga ana tjetër, Bashkimi ka regjistruar edhe humbjen e katërt, ndërsa ka arritur vetëm një fitore. /Telegrafi/