Telegrafi

Bashkimi pëson një tjetër humbje në Ligën Ballkanike

KK Blokotehna (Foto: Balkanleague.net)

Kampioni i Kosovës, Bashkimi, ka pësuar humbje (77-92) nga skuadra maqedonase, KK Blokotehna, në ndeshjen e vlefshme për Ligën Ballkanike.

Ekipi nga Gjevgjelia e nisi më mirë sfidën që nga fillimi duke e fituar çerekun e parë me katër pikë epërsi (17:21).

Edhe në dhjetëminutëshin e dytë, skuadra mysafire luajti akoma më mirë (19:31) dhe shkoi në pushim me epërsi bindëse.

Pas kthimit nga pushimi, prizrenasit e fituan fraksionin e tretë (27:21) duke shpresuar që t’i ndryshonin gjërat.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liga Ballkanike

Mirëpo, vizitorët nuk lejuan befasi dhe e fituan çerekun e fundit (14:19) duke e fituar edhe gjithë ndeshjen.

Në 12 ndeshje të zhvilluara, Bashkimi i ka pësuar 10 humbje, ndërsa ka arritur vetëm dy fitore dhe mban vendin e parafundit në renditje.

Ndërsa Blokotehna i ka zhvilluar 12 ndeshje, nëntë i ka fituar dhe dy i ka humbur, ndërsa pozicionohet në vend të dytë në tabelë dhe tashmë e ka siguruar ‘Final Four’. /Telegrafi/