Skuadra e Bashkimit ka regjistruar një tjetër humbje në Ligën Ballkanike.
Kampioni i Kosovës ka pësuar para tifozëve të vet në përballjen kundër ekipit të Teutës me rezultat (101-83).
Çereku i parë ishte i ngushtë (25:26), ndërsa në dhjetëminutëshin e dytë (21:28), mysafirët e bënë diferencën për të shkuar në pushim me epërsi komode.
Nikoqirët e fituan fraksionin e tretë (23:21), mirëpo çerekun e fundit e humbën me rezultat të thellë (14:26) dhe kështu e humbën gjithë takimin.
Kjo ishte humbja e gjashtë e ekipit nga Prizreni në shtatë ndeshje të zhvilluara dhe pozicionohet në vend të pestë në renditjen e përgjithshme.
Nga ana tjetër, Teuta është lidere me gjashtë fitore dhe tri humbje, nga nëntë ndeshje të zhvilluara.
BC Barsy Atyrau është kundërshtari i ardhshëm i Bashkimit, në ndeshjen që zhvillohet më 6 mars.
Nga ana tjetër, Teuta do të përballet me KK Blokotehna-NB me datën 6 shkurt. /Telegrafi/