Site icon Telegrafi

Bashkimi pëson humbjen e tretë me radhë në Ligën Ballkanike

Bashkimi e ka pësuar humbjen e tretë në Ligën Ballkanike këtë edicion. Skuadra prizrenase është mposhtur sonte nga Beroe në Bullgari me rezultat 72:63, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve.

Bullgarët e kanë fituar çerekun e parë 17:16, kurse ishin bindshëm më të mirë në atë të dytë, 22:11, për ta mbyllur pjesën e parë, 39:27.

Në çerekun e tretë më të mirë ishin prizrenasit, 20:15, por në atë të katërt (18:16) dhe vendimtar u dorëzuan në fund, duke humbur me 9 pikë disavantazh.

Beroe-Bashkimi  72:63

Beroe: Segariç 3, Nikolov 3, Tesija 5, Gudul 14, Gibson 15, Aleksiev 8, Vasilev, Tenchev 5,  Todorov, Zhelev 7, Jones 12, Radnev.

Bashkimi: Johnson 15, Tahiri 6, Tmusic 16, Dickerson 7, Locke 8, Kryeziu. Lewis 2, Popoviç, Memcaj, A. Biraj, Q. Biraj 9.

Exit mobile version