Skuadra e Bashkimit nuk është këndellur as në ndeshjen e katërt me radhë në Ligën Ballkanike.
Prizrenasit pësuan humbje nga Teodo e Tivarit kësaj radhe me rezultat 86-74.
Ndeshja filloi keq për Bashkimin pasi çerekun e parë e mbylli me rezultat 24-13 për malazezët.
Por çerkun e dytë u këndellën dhe e mbyllën në favor prej 23-19.
Rezultati i pjesës së parë ishte 43-37.
Edhe në pjesën e dytë kur u prit më shumë Bashkimi nuk mundi ta kthej rezultatin. Çereku i tretë u mbyll në të mirë të malazezëve 22-18.
Ndeshja u mbyll me rezultat 86-74.
Lojtari më i mirë i Teodos ishte Milan Stanojevic me 23 pikë, i ndihmuar nga Petar Kusovac me 20.
Te Bashkimi më i miri ishte Erik Palm me 17 pikë. /Telegrafi/