Telegrafi

Bashkimi pëson humbjen e dytë në Ligën Ballkanike (Foto)

KB Bashkimi nuk ka arritur të triumfojë në ndeshjen e dytë në Ligën Ballkanike, pasi u mposht nga Komanova me rezultat 81-86.

Bashkimi hyri entuziast dhe maksimalisht i përgatitur për këtë takim.

Mirëpo përkundër lojës së balancuar, Kumanova fitoi dy çerekët e parë dhe shtriu epërsinë në çerekun e tretë ku e shtoi për 10 pikë tjera avantazhin.

Çereku i tretë e përcaktoi fituesin tashmë teksa fundi i takimit ishte formalitet ani pse Bashkimi tentoi duke shënuar 15 pikë më shumë në këtë pjesëlojë.

Kostovski me 20 pikë dhe Pekovic me 21 pikë ishin më të mirët te Kumanova.

Te Bashkimi u munduan Johnson me 23 pikë dhr Locke me 14, por kjo nuk ishte e mjaftueshme të fitohej ky takim.

Pas dy humbjeve situata e Bashkimit në Ligën Ballkanike nuk është aspak pozitive dhe gjendet në fund të tabelës bashk me Prishtinën. /Telegrafi/