Bashkimi ka vazhduar me humbje në Ligën Ballkanike.
Skuadra prizrenase është mposhtur në udhëtim tek skuadra bullgare Beroe me rezultat të thellë 133:80.
Vetëm çereku i parë ishte përafërsisht i barabartë, por që edhe ai u fitua nga vendasit me rezultat 33:25.
Bullgarët triumfuan edhe në çerekun e dytë me rezultat të lartë 38:16 dhe kështu shkuan në pushim me epërsi prej 71:41.
Basketbollistët vendas u treguan shumë të fuqishëm për ata mysafir edhe në dy çerekët e fundit duke triumfuar 23:16 dhe 39:23.
Për Bashkimin humbja në Bullgari ishte e teta këtë edicion teksa kanë shënuar vetëm një fitore.
Në anën tjetër Beroe ka vazhduar fuqishëm duke marrë fitoren e shtatë në po aq ndeshje. /Telegrafi/