Telegrafi

Bashkimi për fitoren e parë sezonale në Ligën Ballkanike

Bashkimi do të ketë edhe një sfidë në rrafshin ndërkombëtar dhe do të mundohet të sigurojë fitoren e parë sezonale.

Edhe pse sezonin e kaluar ishte nënkampion i Ligës Ballkanike, klubi prizrenas do të kërkojë fitoren e parë këtë vit pas tre humbjeve të njëpasnjëshme në këtë garë.

“Arpagjik’t” do të presin para shikuesve të vetë në palestrën sportive “Sezai Surroi” skuadrën maqedonase të Kozuvit, e cila do të jetë në kërkim të fitores së parë.

Bashkimi liroi basketbollistin Alexander Gorskin gjersa e zëvendësoi me Steven Haneyn. Për më tepër, sigurisht që Bashkimi do të llogarisë në Copps dhe Martin, të cilët deri tani kanë qenë më të mirët e skuadrës.

Sigurisht ka edhe lojtarë si Makasqi, Karanezi dhe Grosha të cilët po përpiqen të rriten dhe mund të luajnë një pjesë të rëndësishme.

Problemi më i madh te kampioni kosovar deri më tani është mos përshtatja e lojtarëve dhe fakti që në pjesën e dytë lojtarët po lodhën shumë shpejt. Kjo është diçka që duhet të ndryshojë në mënyrë që Bashkimi të ketë një mundësi për të siguruar fitoren e parë.

Ndryshe, takimi mes këtyre dyja ekipeve do të duhet të startojë me fillim në ora 19:30. /Telegrafi/