Telegrafi

Bashkimi për fitoren e parë në Ligën Ballkanike takohet me BC Academik Bultex 99

Bashkimi nuk e ka filluar sezonin si është më së miri në ligën vendore dhe ndërkombëtare.

Klubi prizrenas nuk ka arritur të shijojë fitore në kuadër të Ligës Ballkanike, duke pësuar dy humbje në po aq ndeshje.

Portokallezinjtë kanë mundësi që gjatë ditës së sotme të tregojnë cilësitë e tyre kundër BC Academik Bultex 99.

Nënkampioni i kësaj lige ndërkombëtare do jetë nikoqir i skuadrës bullgare në Prizren me fillim në ora 19:30.

Bashkimi dihet tashmë se ka pësuar ndryshime në menaxhmentin e klubit, ku tash kanë një kryetar të përkohshëm.

Rini Shpendi është zgjedhur përkohësisht kryetar i klubit pas dorëheqjes së Fadil Sahitit. /Telegrafi/