Bashkimi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të “Play-Off” të Ligës Ballkanike duke bërë një hap të madh drejt “Final Four”.
Prizrenasit kanë triumfuar para shikuesve të vetë në palestrën sportive “Sezai Surroi” kundër Academic Bultex me rezultat 94-81.
“Arpagjik’t” kanë shfaqur paraqitje fantastike gjatë gjithë takimit dhe kanë siguruar një epërsi të konsiderueshme para takimit të dytë në Bullgari.
Në çerekun e parë basketbollistët vendas luajtën shumë mirë dhe treguan se fitorja do t’iu takojë atyre. Kjo pjesë e lojës përfundoi me dhjetë pikë epërsi për portokallezinjtë me rezultat 23:13.
Në periudhën e dytë lojtarët e Bashkimit vazhduan të shkëlqejnë në parket dhe ngritën epërsinë në 15 sosh, 51:66.
Dhjetë minutshi i tretë ishte gjithashtu i dobishëm për Bashkimin që shënoi fitore me rezultat 29:19.
Në periudhën e fundit, “Arpagjik’t” arritën të ruanin epërsinë e krijuar dhe në fund shifrat në semafor tregonin rezultatin 94-81.
Eric Stutz ishte basketbollisti më efikas te skuadra vendase me njëzet pikë ndërsa te mysafirët u veçua Vasil Bachev me 19 sosh.
Theksojmë se ndeshja e dytë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 4 prill në Bullgari. /Telegrafi/