Telegrafi

Bashkimi konfirmon pjesëmarrjen në Ligën Ballkanike

Kubi basketbollit të Bashkimit do të jetë pjesë e Ligës Ballkanike edhe për sezonin e ardhshëm.

Ekipi i Prizrenas ka konfirmoi pjesëmarrjen në këtë garë dhe do të kërkojë të fitojë titullin e kampionit.

Sezoni i kaluar ishte padyshim më i suksesshmi për ekipin portokallezinj. Pas një pjesë të mirë të dytë të fushatës, Bashkimi i befasoi shumëkënd duke arritur në finale.

Prizrenasit kishin arritur të fitonin një vend në finale në sezonën e kaluar, ku në fund pësuan humbje nga Levski Lukoil.

Një muaj më vonë Bashkimi fitoi titullin në Kosovë për të përfunduar një ndër sezonet më fantastike në historinë 73 vjeçare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Bashkimit

Liga Ballkaine për sezonin e ri do të përbëhet nga tetë ekipe për dallim nga viti kaluar kur morën pjesë shtatë sosh.

Ndryshe, Teuta e Durrësit dhe Tirana do të jenë dy ekipe të tjera shqiptare që do të paraqiten në këtë garë. /Telegrafi/