Bashkimi do të nis edhe një sezon të ri në Ligën Ballkanike të basketbollit.
Prizrenasit do të nisin kampionatin e ri si nënkampion të vitit të kaluar ku do të luajnë para shikuesve të vetë.
‘Arpagjik’t’ para shikuesve në palestrën Sezai Surroi me fillim në ora 19:30 do të presin skuadrën e fortë bullgare, Beroe.
Pos finales në BIBL, stinorin e shkuar arriti edhe në finale të Kupës së Kosovës dhe në fund fitoi titullin e Kosovës, që është i pari për të.
Portokallezinjtë e kanë nisur shumë dobët sezonin në Ipko Superligën e Kosovës në basketboll duke pësuar tre humbje dhe kanë triumfuar vetëm në një rast.
Krahas Bashkimit në Ligën Ballkanike në këtë edicion do të merr pjesë edhe Z Mobile Prishtina. Kjo e fundit do të merr pjesë edhe në ligën tjetër të një niveli më të lartë FIBA Europe Cup.
Ndryshe, Bashkimi ka pësuar ndryshime të mëdha në stafin e lojtarëve dhe atë teknik pas krizës financiare që ka kapluar ekipin. /Telegrafi/