Klubi i basketbollit të Bashkimit sezonin që lamë pas është shpallur kampion i Kosovës.
Pas 73 vjet pritje, prizrenasit kanë rrëmbyer trofeun e çmueshëm të kampionit në IP Superligën e Kosovës.
Kjo ka bërë që portokallezinjtë të fitojnë të drejtën edhe të paraqiten në garat evropiane.
Me shumë gjasa, “Arpagjik’t” do të marrin pjesë në FIBA EuroCup, ku së fundi u paraqit Sigal Prishtina.
Kjo ka bërë që të mobilizohet menaxhemnti i klubit si dhe komuna e Prizrenit, në mënyrë që të koordinohen sa më mirë para fillimit të garave evropian.
Postimi i plotë i Bashkimit:
Të nderuar adhurues te basketbollit
Klubi ynë i zemrës kampioni i Kosovës në basketboll KB Bashkimi, sezonin e ardhshëm 2018/2019 me gjasë do të prezantoj Prizrenin dhe Kosovën në gara të nivelit Evropian,FIBA Euro Cup!
Pas takimit që menaxhmenti i KB Bashkimi zhvilloi me Kryetarin e Komunës së Prizrenit u konfirmua vazhdimi i përkrahjes së Komunës së Prizrenit për kampionin, KB Bashkimi!
Përkrahja institucionale në investime në palestër gjithashtu është konfirmuar nga MKRS sikurse edhe përkrahja në kontinuitet nga FBK!
Pjesëmarrja e KB Bashkimi ne FIBA Euro Cup përveç tjerash do të jetë një mundësi shumë e mirë edhe për bizneset prizrenase dhe kosovare që përmes sponzorimit t’i afirmojnë bizneset e tyre në nivel më të larte për të hapur tregje të reja!
Sporti në këtë rast basketbolli është një mundësi shumë e mirë për të promovuar qytetin tonë të bukur si dhe tërë Kosovën!
Të kontribuojmë secili në mënyrën e vet dhe në kuadër të mundësive që i kemi për të promovuar vlerat tona jo vetëm sportive! /Telegrafi/