Telegrafi

Bashkimi arrin fitoren e tretë në Ligën Ballkanike

Bashkimi ka luajtur si mysafir i KK Kumanovo në Sallën e Sporteve në Kumanovë, ku e ka shijuar fitoren në kuadër të Ligës Ballkanike (95-96).

Nikoqirët luajtën më mirë në çerekun e parë duke krijuar epërsi të lartë (31:13). Mysafirët u kthyen në çerekun e dytë (14:23) për ta ngushtuar avantazhin e kundërshtarit.

Sidoqoftë, ekipet basketbollistike shkuan në pushim me diferencë prej nëntë pikësh (45-36).

Basketbollistët e Bashkimit ishin përsëri më të mirë në fraksionin e tretë (17:28) për ta kërkuar fitoren në pjesëlojën e fundit.

Përballja në çerekun e katërt ishte e fortë nga të dyja palët që kërkonin triumfin (16:14) dhe u mbyll baras duke bërë që ndeshja të shkonte në vazhdime.

Dhe lojtarët e ekipit nga Prizreni u treguan të vendosur për ta fituar ndeshjen me një pikë diferencë (95-96).

Kjo është fitorja e tretë e Bashkimit në kuadër të Grupit A të Ligës Ballkanike, nga shtatë ndeshje të zhvilluara deri më tani. /Telegrafi/