Site icon Telegrafi

Bashkim Ramosaj i AAK-së: Do të përkushtohem për Deçanin, me tërë potencialin që kam

Në të gjitha komunat e Kosovës, sot partitë politike kanë hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 22 tetorit.

Në emisionin “Debat” në RTV Dukagjini, kandidatët për kryetar të komunës së Deçanit kanë shpalosur programin e tyre qeverisës.

Kandidati i AAK-së, Bashkim Ramosaj ka thënë se kanë punuar shumë që të kenë një program të pasur, transmeton Telegrafi.

“Do të punojmë për përmirësimin e infrastrukturës, pastaj fokus e kemi edhe turizmin, zhvillimi ekonomik, përmirësimin e aspektit shëndetësor, të arsimit etj.”, ka thënë Ramosaj.

Ai ka shtuar se “ka ardhur koha që Deçani të jetë qytet i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Kosovës”. /Telegrafi/

https://youtu.be/oMpd9rWtHsc

Exit mobile version