Sot në një takim me sportistët e Komunës së Pejës, kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje, Bashkim Nurboja shpalosi zotimet për sportin në mandatin 4 vjeçar.
Sportistët shfaqën problemet me të cilat preokupohet sporti pejan dhe sfidat që kanë kaluar deri tani.
Bashkim Nurboja tha që sporti i Pejës do të mbështetet me subvencione dhe promovim.
Sipas tij, çdo vit do të ndahen nga 130 mijë euro subvencione për klubet dhe sportistet e komunës së Pejës.
“Largimi i zyrtarëve të subjekteve politike nga menaxhimi i klubeve sportive të Pejës, ndarja e ndershme e subvencioneve, tribunat sportive dhe organizimi i ligave sportive të shkollave fillore dhe të mesme janë zotimet tona për sportin në Pejë”, tha Nurboja në këtë takim.