Telegrafi

Bashkëlojtarët ia paguajnë avionin privat futbollistit danez për ta takuar vajzën e porsalindur

STOCKHOLM, SWEDEN - JUNE 02: Kasper Schmeichel, Henrik Dalsgaard, Nicolai Jorgensen, Andreas Christensen, William Vitved Kvist, Jonas Knudsen, Jens Stryger Larsen, Pione Sisto, Thomas Delaney, Michael Krohn-Dehli and Yussuf Yurary Poulsen of Denmark during the International Friendly match between Sweden and Denmark at Friends Arena on June 2, 2018 in Solna, Sweden. (Photo by Nils Petter Nilsson/Ombrello/Getty Images)

Lojtarët e ekipit kombëtar danez ia kanë paguar një avion privat shokut të tyre, Jonas Knudsen, që të udhëtojë në Danimarkë për të takuar vajzën e tij të porsalindur.

Kjo ndodhi pas fitores të shtunën e kaluar kundër Perusë në Kampionatin Botëror.

Knudsen mori leje nga trajneri danez Age Hareide që ta lërë stërvitjen të dielën, por pritet që të kthehet brenda 24 orëve për t’u ribashkuar me ekipin në Rusi.

Jonas Knudsen (Getty Images)

Këtë e konfirmon edhe Federata Daneze e Futbollit dhe televizioni  publik danez DR.

Lojtari i Ipswich Town, u befasua nga gjestet e shokëve të tij, pasi priste që vajza të linde dy javë më pas, por erdhi në jetë më vonë.

Knudsen nuk është rasti i parë i ekipit kombëtar danez, që bëhet baba në tubimin e fundit.

Jonas Knudsen i (Getty Images)

Gjatë tubimit të mëparshëm me Danimarkën, ylli kryesor i ekipit, Christian Eriksen, kishte marrë disa ditë pushim për të qenë me të dashurën e tij dhe djalin e tyre të porsalindur.

Eriksen humbi miqësoren në Stokholm kundër Suedisë, por u kthye me kohë për të luajtur dhe shënuar, në testin e fundit kundër Meksikës. /Telegrafi/