Site icon Telegrafi

Bashkëjetesa para martesës: po apo jo?

Tingëllon si mençuri që të “bëhet testi” dhe të shihet se sa është e fuqishme lidhja. Mirëpo, psikologët konstatojnë se kjo nuk funksion kështu.

Disa studime kanë treguar që çiftet të cilat para martese kanë bashkëjetuar, shumica e tyre më vonë ndahen. Përveç kësaj, çiftet të cilët kanë bashkëjetuar para martesës në fund kanë qenë më pak të kënaqur. Psikologët thonë se kjo ndodh për shkak se meshkujt dhe femrat fillojnë të bashkëjetojnë nga arsye të ndryshme. Femrat, vendosin për këtë hap, sepse mendojnë se kjo mënyrë do t’i çojë deri në martesë, presin që meshkujt do të kërkojnë të martohen me to. Meshkujt në këtë mënyrë e shtyjnë obligimin, sepse nuk janë të sigurt se a e dëshirojnë vërtet një gjë të tillë.

Më vonë pranojnë të martohen thjesht nga dembelia – duke provuar t’i fshehin problemet të cilat dalin në pah në kohë të vështira nëpër të cilat kalon çdo çift martesor.

Autorja e hulumtimit, Galena Roads sqaron: “Mendojmë se disa çifte të cilët fillojnë të bashkëjetojnë pa një marrëveshje të qartë për martesë, në fund përfundojnë të martuar vetëm e vetëm nga shkaku se jetojnë bashkërisht”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version