Dëshironi të dini a do t’ju zgjasë lidhja? Mendoni për atë se çfarë jeni kur merrni vendime, transmeton Telegrafi.
Nëse çdo vendim – nga ai më i vogli deri te ai më i madhi – e merrni me bisedim dhe marrëveshje të përbashkët, mund të jeni të sigurt që lidhja juaj ka potencial për shtigje të gjata, shkruan “New York Times”.
Vendimet janë çështje e rëndësishme, sepse në të vërtetë ndodh që çdo ditë t’ju duhet të merrni ndonjë vendim.
Çiftet të cilat këtë gjë e bëjnë bashkërisht kanë shanse më të mëdha për të pasur lidhje më të suksesshme dhe më cilësore. Ato çifte të cilat nuk e bëjnë këtë gjë bashkërisht dhe jetojnë sipas inercisë, vështirë se do të kenë sukses të qëndrojnë bashkë për një kohë të gjatë”, thotë Galena K. Rods, eksperte në Universitetin e Denverit, e cila merret me studimin e lidhjeve dashurore.
Për herën e parë ky zbulim mund të duket edhe aq i qartë, mirëpo Rods konstaton që shumica e çifteve nuk marrin bashkërisht vendime dhe nuk bisedojnë për to, por i zvarrisin deri në pafundësi.
Është posaçërisht me rëndësi që çiftet para se të fillojnë jetën e përbashkët të ulen dhe të bisedojnë dhe të merren vesh për mënyrën e jetës së përbashkët, mirëpo këtë vërtetë shumë rrallë e bëjnë. /Telegrafi/