Migjen Basha ka qenë protgaonist për Barin në fitoren 4-2 ndaj Citadellas.
Mesfushori shqiptar udhëheqi skodrën e tij si kapiten në këtë sfidë.
30-vjeçari ka shënuar dy gola në këtë ndeshje duke konfirmuar formën e tij të mirë.
Pas ndeshjes, Basha ka folur për mediat italiane duke thënë se golat ia ka dedikuar familjes së tij.
“Me kokë nuk shënoja që prej 3 vjetësh, kur e kam bërë me Shqipërinë”, u shpreh Basha.
“Golat ia dedikoj familjes, që ishte në tribunë. Ishte edhe vajza e vogël, së cilës i shkëlqenin sytë dhe është bukur ta ndash gëzimin kështu. Janë shumë të rëndësishëm për mua”, deklaroi mesfushori shqiptar.
“Po ashtu, ia dedikoj edhe magazinierit, që e kishte parashikuar golin tim. Madje e tejkaola parashikimin”, ka theksuar Basha për mdiet italiane pas ndeshjes.
Pas kësaj fitore, Bari zë pozitën e tretë në tabelë me 16 pikë të tubuara. /Telegrafi/