Mesfushori i Barit, Migjen Basha, ka folur pas humbjes 1-0 ndaj Hellas Veronës në Serie B.
29-vjeçari ka thënë se ata arritën të bëjnë një ndeshje të mirë, por fatkeqësisht nuk u treguan konkretë.
“Ishte një humbje shumë më ndryshe se ajo e kaluara. Kemi treguar dëshirë të madhe për të marrë pikë, por nuk patëm sukses”.
“Kemi bërë ndeshje të mirë, mëkat që nuk morëm pikë. Ata bënë ndeshje më të mirë, po ne ishim raste më konkrete. Ky është futbolli, në rast se nuk shënon ndëshkohesh”.
“Stefano Colantuono? Jemi duke punuar tre herë në javë me trajnerin e ri, pasi na mungonte intensiteti. Colantuono me dëshironte edhe te Atalanta”, ka thënë Basha, raporton Tuttobari.com.
Pas javës së 16-të Verona vazhdon në vendin e parë me 33 pikë, kurse Bari në pozitën e 11-të me 20 pikë. /Telegrafi/