Bari i Migjen Bashës ka arritur të marrë mbrëmjen e sotme një super fitore në udhëtim.
Skuadra ku luan mesfushori shqiptar ka triumfuar me rezultatin 3-4 në fushën e Beneventos, një rezultat ky që askush nuk e priste.
Në këtë ndeshje u shënuan plot 7 gola, teksa Bari rindez edhe njëherë shpresat për t’u ngjitur direkt në Serinë A pasi vendi i dytë që mbahet pikërisht nga Benevento është vetëm 6 pikë larg.
Ndërkohë, Basha ka qenë titullar në këtë ndeshje duke luajtue për 90 minuta. Mesfushori dha kontributin e tij në këtë fitore që e ngjit skuadrën bareze në vendin e 5-të me 40 pikë.
Pas ndeshjes, Migjen Basha u vlerësua me notën gjashtë nga mediat italiane, një notë e mirë nga ato që morën lojtarët në këtë sfidë. /Telegrafi/