Paris Saint-Germain ka fituar si mysafir i Istanbul Basaksehir me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Kampioni francez ka marr një fitore të vështirë, por shumë të vlefshme ndaj turqve në takimin e zhvilluar në ‘Basaksehir Fatih Terim Stadium’ në Stamboll.
Golat në këtë ndeshje për ekipin e Thomas Tuchel u shënuan nga sulmuesi Moise Kean në minutat 64’ dhe 79’.
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte francezi Kylian Mbappe, i cili pas dy asistimeve u notua me 9.2.
Në anën tjetër, lojtarët me notën e vogël ishin dyshja e rezervistëve të vendasve, Guiliano dhe Hasan Ali Kaldirim që u notuan me 5.9.
Basaksehir:
PSG:
/Telegrafi/