Andrea Barzagli i ka bërë thirrje tifozëve që të bashkohen për ndeshjen e play-offit ndaj Suedisë.
Takimi i parë u fitua nga suedezët me rezultat 1-0, por me një atmosferë të madhe në San Siro mbrojtësi italian beson të përmbysja.
“Duhen vepra dhe jo fjalë në këtë momente. Na duhet një paraqitje e mirë për të përmbysur rezultatin, por ky është objektiv i të gjithëve. Duhet të jemi vigjilent dhe të tregojmë vendosmëri”.
“Është pjesë e sportit që njerëzit të diskutojnë taktikat dhe formacionet, por në fund vendos vetëm trajneri”.
“Duhet të gjithë ne të jemi në një faqe, të gjithë në Itali të bashkuar pasi në fund të ditës të gjithë dëshirojmë të shkojmë në Kupën e Botës në Rusi. Bashkimi është vendimtar”, ka thënë Barzagli për Rai Sport.
Golin e vetëm në ndeshjen e parë e shënoi Jakob Johansson. /Telegrafi/