Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Marc Bartra, i është kthyer stërvitjes pas lëndimit që pësoi kur autobusi i BVB-së u sulmua me bombë.
Spanjolli me këtë rast kishte lënduar dorën pasi ishte afër xhamit ku u godit autobusi.
Incidenti klubit gjerman i kishte ndodhur para ndeshjes ndaj Monacos në Ligën e Kampionëve.
Gjithsesi, ish-mbrojtësi i Barcelonës është kthyer në stërvitje, ku edhe ka publikuar një video për fansat
Por, lojtari ende nuk është i gatshëm të luajë për Dortmundin në Bundesliga. /Telegrafi/
https://twitter.com/sporizmacom/status/860803869865115648