Site icon Telegrafi

Bartra e kërkoi këtë tifoze trimëreshë, e gjen në rrjetet sociale – Lojtari i ka premtuar fanellën që luajti kundër Schalkes (Foto)

Mbrojtësi Marc Bartra, gjatë gjithë ditës e ka kërkuar një grua që ishte në shkallët e stadiumit në ndeshjen Schalke-Borussia Dortmund.

Ai ka postuar një fotot në rrjetet sociale që po bën xhiron e botës. Aty është një grua e veshur me të verdha ku qëndron në mes të tifozëve të Schalkes.

Ndeshje e njohur si derbi i Ruhrit u mbyll në barazim 1-1.

Pas ndeshjes, Bartra ka shkruar në “Twitter” se dëshiron ta gjejë këtë grua trime, ku do t;i dhuronte fanellën e tij që luajti në këtë ndeshje.

Të gjithë këtë e bën për ta vlerësuar besnikërinë e gruas për klubin e Dortmundit.

“Dua të takoj këtë grua! Do të më ndihmoni ta gjej. Do t’i jap fanellën me të cilën luajta në derbi”, ka shkruar Bartra.

Pas disa orësh kërkim tifozët e ndihmuan që ta gjejë tifozen dhe ai u zotua se do t’ia dhurojë fanellën.

Spanjolli këtë vit ka kaluar nga Barcelona te Borussia Dotmund. /Telegrafi/

 

Exit mobile version