Telegrafi

Barton dënohet me 18 muaj moslojë dhe 30 mijë funte shkaku i vënies së basteve në ndeshje të futbollit (Foto)

Joey Barton është dënuar me 18 muaj moslojë nga federata angleze e futbollit për veniten e mbi 1000 bastave për një periudhë prej 10 vitesh. 

FA po ashtu e ka detyruar Bartonin të paguajë 30 mijë funte pasi kishte bërë 1.260 baste gjatë një periudhe 10-vjeçare.

Klubi i Burnleyt e ka konfirmuar nëpërmjet ueb faqen së tyre zyrtare që Barton, i cili u bashkua me klubin në janar do t’i ndalohet të luajë.

Edhe FA ka lëshuar deklaratë një lidhje me dënimin e Barton.

Barton ka vënë baste në ndeshje të futbollit

“Joey Barton është pezulluar nga të gjitha aktivitet e futbollit për 18 muaj me efekt të menjëhershëm, pasi ai pranoi sjelljen e keqe në lidhje me bastet”.

“Ai kishte pohuar se në mes të 26 mars 2006 dhe 13 maj 2016, ka vendosur mbi 1.260 baste mbi rezultatin, progresit, zbatimin ose çdo aspekt tjetër të lojës në ndeshjet e futbollit, dhe kjo përbën shkelje të rregullores së FA”.

“Pas dëgjimit të Komisionit Rregullativ të pavarur, mesfushori u gjobit me £ 30,000 dhe u paralajmërua për sjelljen e tij në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e leshur nga FA.

Barton ka luajtur edhe me fanellën e Anglisë

Barton ishte dënuar edhe nga federata e futbollit skocez me një ndeshje moslojë, pasi kur ishte lojtar i Rangers kishte vendosur 44 baste midis 1 korrikut dhe 15 shtatorit të vitit të kaluar. /Telegrafi/