Site icon Telegrafi

Bartni shpesh llastikun e flokëve në dorë në formë byzylyku? Hiqeni menjëherë!

Mjekët këshillojnë që megjithatë llastikun duhet ta mbani në çantë apo në xhep, sepse, jo vetëm që lidhja e vazhdueshme e flokëve shkatërron ato, por bartja e llastikut në nyja mund të krijojë probleme serioze

Audree Kopp nga Kentucky ka bartur në këtë mënyrë llastikun e flokëve rreth dore kur ka vërejtur një gungë të madhe të kuqe. Mjekët kanë zbuluar një infeksion të rrezikshëm, i cili kërkonte operacion të shpejtë, mirëpo si shkaktar kanë theksuar pikërisht llastikun.

– Rrallë ndodh infektimi nga llastik, por është i mundshëm – ka thënë doktor Faisal Tawwab, transmeton Telegrafi.

Si ndodh kjo? Lëkura është mbrojtja më e madhe nga bakteret, ndërkaq çfarëdo qoftë vrage e hapur apo gërvishtje mund të shkaktojë baktere, ka thënë dermatologu Adam Gropper.

Llastiku i zakonshëm nuk do të bëjë dëmtime aq të mëdha, mirëpo ata llastikë që janë të vrazhdë dhe me perishane apo që kanë pjesë metali mund të dëmtojnë lëkurën.

Dëmtimet e tilla janë vatër për baktere dhe për krijimin e infeksioneve të ndryshme. Bashkë me këtë, llastikat e flokëve në vete bartin shumë baktere.

– Madje edhe nëse është krejt i ri, llastiku bart baktere. Nëse tashmë është përdorur në flokë, ka edhe më shumë. Me bartjen në nyjë, do të grumbullohen më së shumti baktere në llastik – ka thënë Gropper.

Ai ka paralajmëruar që nuk bën të lahen duart bashkë me llastikun.

– Keni larë duart, ato do të thahen, mirëpo llastiku jo. Bakteret i duan vendet e ngrohta dhe të lagështa, gjë që do të thotë që në situatën e tillë do të krijohen shumë sosh.

Veç kësaj, llastikat e fortë mund të ngadalësojnë qarkullimin e gjakut – ka paralajmëruar mjeku dhe ka këshilluar që shpesh të zëvendësohen, apo të hiqen nga duart, aq më pak kur bëjmë dush apo kur pastrojmë. /Telegrafi/

Exit mobile version