Garreth Barry ka zhvilluar sot paraqitjen e tij të 600-të në Ligën Premier.
Mesfushori anglez nuk ka të ndalur edhe përkundër viteve të cilët kanë arritur në 35.
Kjo pasi, në ndeshjen që skuadra e tij, Evertoni, e luajti kundër Middlesbrough, ishte ndeshja e 600-të e tij në kampionatin anglez, Liga Premier.
Kështu, me këtë paraqitje, Barry ka arritur të bëhet futbollisti i tretë me më shumë paraqitje në futbollin anglez, shkruan Telegrafi.
Për ta bërë edhe më të madhe këtë statistikë gjigante, Barry shënoi edhe një gol, i cili ishte i 52-ti i tij në Ligën Premier.
Ndryshe, Barry ka luajtur vetëm për tre skuadra, Aston Villa, Manchester City dhe Everton. /Telegrafi/
Skuadrat, vitet, paraqitjet dhe golat e Barryt:
1998–2009 Aston Villa 365 41 gola
2009–2014 Manchester City 132 6 gola
2013– Everton 104 5 gola
Paraqitje më shumë në Ligën Premier:
Ryan Giggs 632 ndeshje
Frank Lampard 609 ndeshje
Gareth Barry 600 ndeshje