Site icon Telegrafi

Barnat dhe rreziku për vetëvrasje

Një studim i ri i botuar në revistën "BMC Geriatrics" tregon se sedativët dhe hipnotikët janë të lidhur me rrezik të lartë për vetëvrasje.

Rezultatet nga ky studim i realizuar nga shkencëtarët në Universitetin e Gothenburgut, ka treguar se përdorimi i sedativëve (barnave qetësues) kishte shtuar rrezikun për vetëvrasje madje për 14 herë, ndërsa përdorimi i hipnotikëve (barnave që përdoren për gjumë) ishte i lidhur me prirjen deri në katër herë më të lartë për vetëvrasje.

Rreziku nga vetëvrasja te rastet e përdorimit të këtyre barnave vjen si pasojë e efektit të barnave, të cilat nxisin sjellje agresive dhe impulsive, ndërkohë që njëkohësisht u japin mundësi përdoruesve edhe për mbidozim me to.

Exit mobile version