Telegrafi

Barnat dhe drogat bimore

Çfarë është bari natyral? Bar natyral është çdo bar me përmbajtje bimore të substancës aktive, gjegjësisht përmbajtje të një apo më shumë përbërësve me prejardhje bimore, një apo më shumë produkte bimore ose së paku një përzierje të tyre.
Çfarë janë drogat bimore? Drogat bimore janë bimë të imtësuara, të tëra apo pjesë bimësh, alga dhe kërpudha.

Edhe nga drogat bimore përfitohen preparatet bimore në bazë të operacioneve të ndryshme siç janë: imtësimi, sitja, ekstraktimi, fermentimi, destilimi, kullimi, tharja dhe bluarja. Këtu përfshihen, në mes tjerash, edhe tinkturat e tyre, ekstraktet, vajrat eterike, dhe lëngjet. Përbërësit e shumtë të cilët ndodhen në drogën bimore bashkërisht kanë marrëdhënie sinergjike në shfaqjen e efekteve të volitshme në organizëm dhe më pak efekte të padëshiruara në raport me komponentin e pastër aktiv të izoluar.

Barna bimore quhen ato të cilat kryesisht bëjnë pjesë në një familje (p.sh. melhemet e ndryshme bimore, çajrat e ndryshëm, etj.) dhe mund të themi se këto bëjnë pjesë në barna bimore tradicionale. Mirëpo ekzistojnë edhe barna me efikasitet të vërtetuar, të cilat kanë edhe monografi në farmakope. Megjithatë, përdorimi i shpeshtë i këtij lloji të barnave imponon edhe futjen e rregullores dhe legjislativit në shumë vende të rajonit në mënyrë të qarkullimit të barit në treg në mënyrë të ligjshme por edhe që mos të keqpërdoret emri “ Bar bimor“ (me shtimin e barnave, barnave bimore, papastërtive patogjene, mikroorganizma, pesticide apo metale të rënda) apo efektet anësore siq janë:

Aristolochia
Vërejtje e cila vlen për produktet me përmbajtje të acidit aristoloik. Agjencioni për ushqim dhe barna (FDA) SHBA ka lëshuar një vërejtje-deklaratë të karakterit nacional me të cilën largon nga tregu 13 produkte bimore të njohura si „pasuria nga lindja“ të cilët përmbanin acid aristoloik e i cili ka veprim potencial kancerogjen dhe mund të shpie deri tek shkatërrimi i veshkave. Listën e plotë të produkteve të larguara nga tregu mund ta gjeni në web portalin e FDA.

Para kësaj FDA ka lëshuar disa komunikata paralajmëruese:
FDA ka dërguar një letër e hapur të gjithë nëpunësve shëndetësorë ku iu tërhiqet vëmendja në sëmundjen e rëndë të veshkave të shkaktuar nga përdorimi i produkteve dietetike apo „barnave të mjekësisë tradicionale“ me përmbajtje të acidit aristoloik.

Ephedra
Efektet e padëshiruara me stimulantët e tjerë.
Ministria e shëndetësisë e Kanadës ka paralajmëruar përdoruesit që të mos përdorin produkte të cilat përmbajnë Efedra qoftë si të vetme apo të kombinuara me kofeinë apo stimulant të tjerë.

Produkte tipike në listë u ndodhen preparatet si efedra kineze, ekstrakti ma huanga, Ephedra Sinica, ekstrakt efedre, pluhur bimor efedre, Sida Cordiofolia apo Epitonin. Të cilat në Kanada përdoren për prodhimin e produkteve për dobësim apo si energent. Kur përdoren të vetëm apo në kombinim me stimulantët tjerë mund të shkaktojnë efekte anësore të padëshiruara që nganjëherë mund të jenë edhe fatale për organizmin.

HUA FO
PRANI E TADALAFILIT

Institutet shëndetësore Kanadeze paralajmërojnë përdoruesit të mos përdorin Hua Fo VIGOR-MAX tableta, bar bimor kinez me përmbajtje tadalafili. Tadalafil është bar i cili përshkruhet dhe është i lejuar të përdoret tek trajtimi i çrregullimit erekcional (i njohur me emrin tregtar edhe si VIAGRA). Mos përfillja e drejtë e udhëzimit për përdorimin e tadalafilit mund të shkaktojë pasoja të rënda dhe efekte të padëshiruara. Tadalafilin nuk guxojnë ta përdorin personat të cilët njëkohësisht marrin barna tjera me përmbajtje nitratesh. Qeveria ka urdhëruar ndalimin e të njëjtave dhe tërheqjen e sasive nga tregu.

Si rezultat i këtyre rasteve që i përmendëm, si shtesë e direktivës së përgjithshme të barnave të komisionit Evropian 2001/83/EC me anë të së cilës aplikohet për leje të lëshimit të barit në qarkullim duhet bashkangjitur edhe dokumentacion gjegjës të kontrollit të barit, certifikatën e analizave, kualitetit, veprimit, mosveprimit të dëmshëm, etj… termi “tradicional” nënkupton tani barin i cili ndodhet në përdorim në aspektin mjekësor për më së paku 30 vite prej nga 15 vite në bashkimin evropian. /Telegrafi/