Shkencëtarët nga Universiteti i Aberdeenit kanë analizuar 2.000 çifte dhe kanë arritur ta zbulojnë lidhshmërinë ndërmjet madhësisë së stomakut dhe pjellorisë.
Ata kanë vërejtur se me rritjen e madhësisë së stomakut, rritet edhe numri i spermatozoideve anormale të cilat nuk janë kandidatë për një fekondim të suksesshëm.
Prej faktorëve tjerë të cilët e pengojnë procesin e fekondimit janë përmendur duhani, konsumimi i shpeshtë i alkoolit dhe mosha e shtyrë.