Enis Bardhi pas ndeshjes me Austrinë, të cilën ndeshje Maqedonia e Veriut e humbi me rezultat 3-1, ka thënë se ishte një paraqitje e mirë.
Maqedonasit debutuan me humbje në Kampionatin Evropian, mirëpo ende kanë shpresë se mundtë kalojnë grupin, pasi ishte vetëm ndeshje e parë.
Bardhi deklaroi pas ndeshjes se për një nuancë ishin më të mirë, mirëpo që bënë gabime shumë, duke lëshuar raste shënimi.
“Normal që është e vështirë që të luftosh ndaj më të mirëve. Mendoj se në momente ne ishim më të mirë, mirëpo ata i shfrytëzuan rastet dhe ky është futbolli”, ka deklaruar ai pas ndeshjes.
“Jam i lumtur që jemi këtu, më gëzon fakti se ekipi është gjallë, kemi edhe dy ndeshje. Do shohim se ku janë gabimet tona, do i analizojmë të gjitha ato”.
“ Gjatë këtyre ditëve të pushojmë mirë dhe të besojmë se do luajmë edhe më mirë në ndeshjet e radhës”, shtoi më tej Bardhi. /Telegrafi/