Site icon Telegrafi

Bardhi si Neymari, polemizon me bashkëlojtarin se cili të gjuaj goditjen e dënimit (Foto/Video)

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Enis Bardhi ka qenë pjesë e një episodi polemizues me bashkëlojtarin e tij, Jose Morales.

Polemikat, shtyrjet dhe përplasjet mes bashkëlojtarëve për të goditur penallti apo goditje dënimi janë bërë ‘hit’ kohëve të fundit.

Lexo po ashtu Çfarë goli nga Enis Bardhi, ylli shqiptar shënon përsëri nga gjuajtja e lirë (Video)

Një i tillë i ka ndodhur edhe mesfushorit me tipare sulmuese me prejardhje shqiptare, Enis Bardhi, i cili luan në La Liga me Levanten.

Foto të ndryshme nga polemika Bardhi – Ivi

Reprezentuesi i Maqedonisë ka qenë pjesë e një episodi polemizues me bashkëlojtarin e tij, Ivan Lopez Alvarez apo i njohur ndryshe Ivi.

Festa e Levantes pas golit të Bardhit

Ngjarja ndodhi në minutën e 88 gjatë një goditje dënimi, ku fillimisht Ivi shkoi për ta goditur, por Bardhi kërkoi që ai ta godas.

Ivi vs Bardhi

Në fund ishte Bardhi i cili ‘fitoi’ për të goditur atë goditje dënimi dhe në fund doli të jetë me vend, pasi shënoi nga distanca për epërsinë 3-0 dhe bashkëlojtari i tij ishte pjesë e festimit të golit.

Lexo po ashtu Dani Alves nuk e lejon Cavanin të ekzekutojë gjuajtjen e lirë, i jep topin Neymarit (Video)

Këtë polemikë mediat spanjolle e kanë lidhur me atë të sulmuesit brazilian, Neymar, i cili u përplas me bashkëlojtarin e tij Edinson Cavani.

Levante në fund fitoi ndeshjen ndaj Real Sociedadit me rezultat 3-0. /Telegrafi/  

Exit mobile version