Telegrafi

Bardhi debuton me gol te Levante

Enis Bardhi ka debutuar me gol te ekipi i ri.

Futbollisti shqiptar ka shënuar golin e katërt për Levanten.

Kjo e fundit triumfoi me rezultat të thellë prej 5-0 kundër La Nucias.

Mesfushori ka bërë bujë të madhe me paraqitje fantastike në kombëtaren maqedonase për grupmoshat nën 21 vjeç në kampionatin evropian.

Futbollisti më parë ka qenë pjesë e skuadrës hungareze e Ujpestit. /Telegrafi/