Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, mund të nënshkruaj një kontratë të re me klubin.
Luis Enrique këto dy vite ka pasur suksese me Barcelonën duke e fituar dy herë titullin dhe një herë Ligën e Kampionëve.
Zëvendës-presidenti, Jordi Mestre, ka thënë se do të flasim për zgjatjen e kontratës mes klubit dhe trajnerit.
“Jo tani. Do të flasim kur t’i vije koha. Nuk e kemi me ngut dhe besoj që nuk e ka as ai, por do t’i bëjmë një ofertë, kjo është e sigurt”.
“Opsioni i parë është Luis Enrique, i dyti është Luis Enrique dhe i treti po ashtu është Lucho”, ka thënë Mestre. /Telegrafi/