Site icon Telegrafi

Barcelona i ka gati katër largime të sigurta

Barcelona i ka edhe katër lojtarë në listë për t’i larguar në këtë verë.

Ernesto Valverde vetëm se e ka kërkuar largimin e lojtarëve, ndërsa drejtori Robert Fernandez ka filluar punën.

Ardhjet e vetme deri më tani mbeten Nelson Semedo dhe Gerard Deulofeu, ndërsa Barcelona për transferimi ka në konto 222 milionë euro nga shitja e Neymarit.

Jeremy Mathieu dhe Cristian Tello vetëm janë larguar, ndërsa Valverde aktualisht ka në skuadër 26 lojtarë.

Numri mund të rritet në 23 ose 24 në rast transferimesh, pasi katër lojtarë pritet të largohen.

Douglas, Vermaelen, Munir dhe Samper janë emrat më të kuotuar për largim.

Edhe për Rafinhan ka interesim nga Anglia, ndërsa Arda Turan tash e një kohë është i lidhur me largimin.

Inigo Martinez pothuajse është e kryer se do të transferohet te Barcelona. /Telegrafi/

Exit mobile version