Site icon Telegrafi

Barcelona gjen marrëveshje me Kounden, francezi blindohet me kontratë të re

Jules Kounde është një nga futbollistët kryesorë të Barcelonës këtë sezon dhe ai po shkëlqen në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Barcelona është e lumtur me Jules Kounde dhe ka arritur një marrëveshje në parim për të vazhduar kontratën e tij deri në vitin 2030, sipas gazetës katalunase Sport.

Kounde ka impresionuar te Barca që kur iu bashkua klubit në vitin 2022 si qendërmbrojtës nga Sevilla.

Lexo po ashtu Barcelona përgatit një kontratë të madhe për yllin e skuadrës pas interesimit nga Chelsea

Francezi ka kaluar nga qendërmbrojtësi në mbrojtës të djathtë falë Xavi dhe ka vazhduar të performojë shkëlqyeshëm në atë pozicion.

Marrëveshja aktuale e Koundes me Barçën skadon në vitin 2027, por klubi dëshiron ta mbajë atë deri në vitin 20230.

Ka shumë klube të mëdha në Evropë që do ta merrnin Kounde nga Barça, por duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë pasi tanimë ka një marrëveshje mes palëve për kontratë të re.

26-vjeçari ka zhvilluar 43 ndeshje zyrtare me Barcelonën këtë edicion, teksa ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version