Barcelona ka mbrojtur kurorën në Ligën e Kampionëve të femrave duke e fituar këtë garë me rezultat 2-0 falë golave nga Aitana Bonamti dhe Alexia Putellas në finale ndaj Lyonit që u zhvillua në qytetin e Bilbaos.
Sonia Bompastor e cila pritet që ta zëvendësojë Emma Hayes si trajnere e Chelseat, dështoi që të fitojë këtë trofe me Lyonin, pasi tetë herë kampioni i kësaj gare pësoi humbje në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori.
Barcelona mori avantazhin në minutën e 63-të falë një vrapimi dhe finalizimi të mençur të aksionit nga Aitana Bonmati.
Ada Hegerberg ish-fituesja e Topit të Artë, pasi hyri në lojë nga banka rezervë për Lyonin humbi një mundësi të artë shënimi për ta çuar ndeshjen në vazhdime.
🌟 UEFA Womens Champions League Winners:
🏆 2020/21: Barcelona
🥈 2021/22: Lyon
🏆 2022/23: Barcelona
🏆 2023/24: Barcelona pic.twitter.com/zPxPT3BNUX— Reshad Rahman (@ReshadFCB) May 25, 2024
Për t’i dhënë fund dilemës së fituesit në këtë finale, u përkujdes Putellas e cila shënoi nga afërsia në minutën e gjashtë të kohës shtesë.
Ky ishte trofeu i katërt që femrat e Barcelonës e kanë fituar këtë sezon, pasi paraprakisht janë shpallur fituese të Liga F, Copa del Reina si dhe Superkupës së Spanjës.
Barcelona ishte takuar me Lyonin paraprakisht në katër raste në Ligën e Kampionëve dhe ekipi francez kishte fituar secilin takim./Telegrafi/
BARCELONA CHAMPIONS LEAGUE TROPHY LIFT🏆
Captain Alèxia Putellas lifts the Champions League trophy aloft for back-to-back winners Barcelona on a glorious night for the Catalonian giants. 🔥🏆❤️
Have a night Barca fans. 😍😍 pic.twitter.com/o89dumtFhV
— The Women’s Game (@WomensGameMIB) May 25, 2024