Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Espanyolit, në derbin kataluas.
Ndeshja doli të jetë shumë e vështirë për Barcelonën dhe me pak raste në pjesën e parë.
Lionel Messi provoi i pari, ndërsa pas tij edhe Luis Suarez, por pa sukses. Espanyol provoi Didac Vila, por as ky nuk e qëlloi cakun.
Pjesa e dytë nisi me disa episode interesante, ku gjyqtari Jose Luis Munuera Montero, ndëshkoi pasi shikoi VAR-in me karton të kuq të riun Anssumane Fati.
Por nuk vonoi shumë dhe u baraspeshuan forcat në fushë, pasi për të njëjtën ndërhyrje edhe Pol Lozano doli nga loja.
Barcelona golin e fitores e gjeti në minutën e 56-të kur Luis Suarez shënoi me një goditje të bukur nga brenda zonës.
WHAT A BACKHEEL FROM ANTOINE GRIEZMANN, SUAREZ WITH THE GOAL! pic.twitter.com/dUtiZgg0m8
— Amr ?? (@AmrFootball) July 8, 2020
Rastin më të mirë për gol në pjesën e mbetur të ndeshjes e kishte Messi, por fati nuk ishte me të.
Barcelona me këtë fitore ngjitet në koutën e 76-të pikëve, një më pak se Real Madridi, që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/